Marcelo ka shprehur edhe njëherë dëshirën për të vazhduar me klubin madrilen për së paku edhe një sezon tjetër.
Futbollisti më i dekoruar në histori të klubit madrilen, do ta shohë kontratën të skadojë më 1 qershor.
Ndeshja e tij e fundit me madrilenët mund të jetë finalja e Ligës së Kampionëve që zhvillohet ndaj Liverpoolit, të shtunën më 28 maj.
Mbrojtësi brazilian sidoqoftë shpreson që të qëndrojë dhe pret të flasë me klubin pas finales.
“Po, e kam të qartë, ideja ime është të qëndroj. Por pas finales do të dihet. Unë dua të qëndroj, e kam thënë tashmë 50,000 herë. Do të flas me klubin pas finales”, ka deklaruar Marcelo.