image Maqedoni e Veriut/ Po udhëtonin drejt Gjermanisë, ndalohen 19 persona me teste PCR të falsifikuara

Rajon

Maqedoni e Veriut/ Po udhëtonin drejt Gjermanisë, ndalohen 19 persona me teste PCR të falsifikuara

news image

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se policia e Kumanovës gjatë një kontrolli të një autobusi që udhëtonte drejt Gjermanisë, në pikën kufitare të Tabanocit, ka zbuluar 19 testime të falsifikuara, shkruan Alsat-m.

“Gjatë kontrollit, nga gjithsej 50 udhëtarë që transportoheshin, 19 prej tyre janë zbuluar me teste PCR të falsifikuara”.

Ata deklarojnë se pas kontrolleve është vërtetuar se bëhet fjalë për teste të falsifikuara që janë marrë nga një person nga Strumica me çmim prej 1.000 denarë./GazetaSinjali/