image Manxhuka: Nuk kritikojnë pse VV-ja nuk është e mirë por se u bë e keqe si ata

Kosovë

Politikë/ Manxhuka: Nuk kritikojnë pse VV-ja nuk është e mirë por se u bë e keqe si ata

news image

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar në lidhje me kritikat që i  kanë ardhur Lëvizjes Vetëvendosje pas fotografisë së Xhelal Sveçlës që shihej afër Marko Gjuriq.

Manxhuka thotë në këtë rast është se nuk po kritikohet VV-ja që është e keqe por po thuhet se edhe Vetëvendosja u bë si partitë e tjera.

“Çka duket më e mjerueshme te shumica e kritikave ndaj Xhelalit është nuk kritikojnë pse VV s’është e mirë, por sepse më në fund, sipas tyre, VV erdhi te ata. VV u bë e keqe si ata. Një pjesë e madhe e kritikës nuk ishin për te kritikuar VV për ta ruajtur, por për ta vënë në pah sa më shumë” shkruan Manxhuka në Facebook.

Sipas tij VV-ja ka kritikuar çasjen në negociata kurse kritikat ndaj këtij subjeki janë klishe, krahasime të tipit ‘dikur ju keni kritikuar tash dhe këta ndaj jush’.

“Ky është një keq lexim i kritikes së VV, pikënisja e kritikes/aksionit të VV nuk ka qenë leximi i realitetit përmes fotove, por të bëmave që ata politikanë kanë bërë. Fotografitë e tyre kanë qenë qershi mbi tortë. Ne kemi kritikuar çasjen në negociata, dëmet e marrëveshjeve e shumë dëme të tjera, prandaj dhe fotoja e shfaqur ka qenë provë e rezultatit të ekuacionit tonë matematikor aso kohe dhe jo e kundërta.

Por, shumë mirë ndërkohë, le të bëhen kritika, por jo dukë e thirre VV-në që të zbres në politik bërjen e zakonshme të Kosovës dhe kësisoj për të përmbushur klishenë “edhe këta janë si ne”, por për ta mbajtur atë Lëvizje që ka qenë mendimi dhe organizimi kritik në këtë shoqëri.

POR, le te mos mbetemi tek fotografia e analiza si në ekspozitë, por shoqëri me mendim kritike që të vërtetën nuk e sheh vetëm në ZOOM IN-in e asaj fotoje, por në ZOOM OUT-in e pamjes së përgjithshme”, ka shkruar Manxhuka në Facebook. /Gazeta Sinjali/