image Mancini zgjedh 5 futbollistët e parë që do gjuajnë penaltitë ndaj Austrisë, në rast nevoje

Futboll

Mancini zgjedh 5 futbollistët e parë që do gjuajnë penaltitë ndaj Austrisë, në rast nevoje

news image

Përzgjedhësi italian, Roberto Mancini tashmë ka vendosur për gjuajtësit e penaltive, transmeton Sinjali Sport.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, selektori italian, Roberto Mancini ka vendosur për gjuajtësit e penaltive ndaj Austrisë.

 Italia njihet për cilësitë e saj në fazën e penaltive në Kampionate Evropiane dhe Kupat e Botës.

“Azzurrët” kanë triumfuar në shumë ndeshje gjatë penaltive, ku më e famshmja është ajo e vitit 2006 ku në penalti mposhtën Francën për ta fituar Kupën e Botës.

Ata sot do të ndeshen me Austrinë në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eliminimit të “Euro 2020”.

Sipas gazetës, pesë të zgjedhurit e Mancinit për penalti janë: Jorginho, Ciro Immobile, Francesco Acerbi, Domenico Berardi dhe Leonardo Bonucci. /Gazeta Sinjali Sporti/