image Mancini i qëndron besnik formacionit edhe ndaj Belgjikës

Futboll

Mancini i qëndron besnik formacionit edhe ndaj Belgjikës

news image

Skuadra që fiton nuk ndryshon: ky duket të jetë orientimi i Mancinit në funksion të çerekfinales së Euro 2020 kundër Belgjikës.

Mancini ka 26 titullarë në dispozicion, siç vetë tekniku e ka treguar, duke i dhënë mundësi thuajse të gjithë ekipit të luajë në Evropian, por tashmë nevojitet një kujdes i shtuar në përzgjedhjen e formacionit.

Ndaj Austrisë u pa qartë që disa futbollistë ndienin lodhjen fizike. Në stërvitjen e fundit, numri 1 i stolit të kaltërve u përqendrua tek mesfusha e përbërë nga Barella-Jorginho-Verratti dhe Berardi-Immobile-Insigne në sulm. Pa dyshim që Pessina dhe Chiesa, por edhe Locatelli, konsiderohen si një armë plus për Italinë, elementë që mund të përdoren në çdo moment gjatë sfidës.

Për momentin, Italia kundër Belgjikës do të luante me Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi (Chiellini), Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne. Kthimi titullar i Chiellinit, pas dëmtimit në kofshën e majtë, ende është në dyshim.

Stërvitja e radhës do të jetë e nevojshme për të pasur më shumë siguri në lidhje me vendimet e Mancinit, i cili në çdo rast nuk do të jetë në gjendje të llogarisë, as kësaj here, Alessandro Florenzin.

Formacioni anti-Belgjikë do të ishte praktikisht identik me atë që luftoi kundër Austrisë, sepse trajneri pa më shumë merita nga kundërshtarët sesa vështirësi tek skuadra e tij.

/Gazeta Sinjali Sporti/