Manchester City ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 5 me 0 në ndeshjen kundër Watfordit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Etihad” në kuadër të xhiros së gjashtë të Prermierligës.
Në minutën e gjashtë të ndeshjes, skuadra e Pep Guardiolës arriti ta dyfishojë epërsinë me penalltinë e Sergio Agueros, ndërsa në minutën e 12-të shënoi Riyad Mahrez e pastaj Bernardo Silva.
Golin e pestë e shënoi Otamendi në minutën e 18./Gazeta Sinjali/