Manchester City ka rënë dakord me mbrojtësin 16-vjeçar nga Peru, Kluivert Aguilar nga “Alianza Lima”.
Aguilar do të mbetet me klubin e tij aktual derisa të mbush 18 vjeç në maj 2021.
Drejtuesit e skuadrës angleze sqaruan se mbrojtësi I djathtë duhet të zhvillohet fillimisht në Peru dhe pastaj të vjen në Angli, pasi që në këtë moment është vështirë që të merr leje pune.
Nga ana tjetër, skuadra e Alianz Lima e lansoi lajmin si largimi më I rëndësishëm në futbollin e Peru-s drejt Evropës, në vitet e fundit.
“Qëllimi im është që të bëhem një lojtar i shquar në ekipin e pare,” tha mes tjerash Agullar.
Aguilar bëri debutimin e ekipit të tij të parë në nëntor, pasi u zgjodh nga kombëtarja e Peru-s për Kampionatin nën-17 vjeç të Amerikës së Jugut në 2019, kur ishte 15 vjeç.