image Manchester City në garë për të riun e Barcelonës

Futboll

Manchester City në garë për të riun e Barcelonës

news image

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City është duke e monitoruar situatën e mesfushorit të Barcelonës Nico Gonzalez, raporton “Marca”.

Po ashtu, në garën për shërbimet e Gonzalez janë edhe dy skuadra të tjera nga Premier Liga, emrat e të cilave nuk janë bërë të ditur, ku 20-vjeçari ka tërhequr vëmendje edhe nga Serie A dhe Bundesliga.

Sidoqoftë, blaugranasit nuk dëshirojnë ta largojnë adoleshentin e tyre nga skuadra, ku Gonzalez ka një kontratë deri në vitin 2024, me një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh.

Që prej përfshirjes me ekipin kryesorë të Barcelonës, Nico Gonzalez ka arritur të bëjë 27 paraqitje për gjigantit katalunas, duke regjistruar dy gola dhe dy asistime mbi emrin e tij. /Gazeta Sinjali Sporti/