image Manchester City i ofron Tottenhamit 100 milionë dhe një lojtar për Harry Kane

Futboll

Manchester City i ofron Tottenhamit 100 milionë dhe një lojtar për Harry Kane

news image

Harry Kane mund të transferohet te Manchester City pas përfundimit të Kampionatit Evropian, raporton Sinjali Sport.

Aktualisht Kane është kapiten i Anglisë në “Euro 2020”.

Fabrizio Romano raporton se City ka bërë ofertë për Kanen në vlerë prej të paktën 100 milionë euro.

Tottehami nuk do të jetë i kënaqur me këtë shifër, por bëhet e ditur se City po planifikon që pjesë e marrëveshjes të jetë edhe ndonjë futbollist.

Për sulmuesin anglez interesim të madh ka shfaqur që një kohë edhe Manchester Unitedi. Më herë, është përmendur edhe Real Madridi.

27-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024, por ka kërkuar që të largohet. /Gazeta Sinjali Sporti/