Skuadra e Manchester Cityt e ka mposhtur Southamphtonin me rezultat 3-1, në kuadër të Kupës EFL.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Nicolas Otamendi, në minutën e 20-të.
Pjesën e parë e mbylli Sergio Aguero që shënoi në minutën e 38-të për 2-0.
Ka qenë Aguero që ka shënuar edhe në pjesën e dytë për 3-0, duke e mbyllur dilemën e fituesit në këtë ndeshje. Ndërsa, për Southamphtonin shënoi golin e vetëm Jack Stephens.
Pas kësaj fitoreje Manchester City kalon në raundin tjetër dhe pret shortin për ta mësuar kundërshtarin./Gazeta Sinjali/