Manchester City i është rikthyer fitoreve në Champions League, shkruan Sinjali Sport.
Anglezët demoluan Clube Brugge në udhëtim me rezultat të thellë 1-5.
Pep Guardiola me skuadër ishin në ditën e tyre, ku përpos golave, dominuan në çdo aspekt.
Cancelo, Mahrez dy herë, Walker dhe Palmer ishin realizatorët për mysafirët në këtë ballafaqim.
Hans Vanaken në anën tjetër e shënoi golin e nderit për vendasit.
Me këtë fitore City ngritët në pozitën e parë me 6 pikë, kurse Brugge me 4 pikë janë në vendin e tretë .
Ndeshje tjetër në orarin e parë ishte mes Besiktasit e Sporting Lisbonës.
Skuadra portugeze e shkatërroi atë turke me rezultat 1-4.
Mysafirët i shënuan golat me Coates që i dha dy gola, Sarabia dhe Paulinho me nga një tjetër.
Për vendasit golin e vetëm e shënoi Larin.
Kjo ishte fitorja e parë për Sportingun, ku arkëton tre pikë në pozitën e tretë në grupin C, kurse Besiktas ende nuk ka asnjë pikë në fund të grupit. /Gazeta Sinjali Sporti/