Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se pritet që sot të vijnë në Shqipëri 8190 doza të tjera nga marrëveshja që vendi jonë ka me Pfizer.
Ndër të tjera Manastirliu tha se deri më tani në vend kanë mbërritur mbi 8000 doza nga po e njëjta marrëveshje.
“Virusi sot një vit më parë ishte thjeshtë një lajm nga bota. Kjo ishte një krizë që e vuri në test sistemin tonë shëndetësor. Bota sot është e ndarë në dy kategori shtetesh, ata që e kanë nisur fushatën e vaksinimit dhe ata që nuk kanë siguruar asnjë dozë vaksinë. Janë 140 vende që nuk e kanë nisur ende vaksinimin. Ne jemi ndër vendet që e kemi nisur vaksinimin. Shqipërisë i është dashur të bëjë një kontratë me Pfizer. Kanë mbërritur mbi 8000 doza deri tani dhe pritet lëvrimi i 8.190 dozave të tjera sot”, u shpreh Manastirliu./Gazeta Sinjali/