Premierliga nuk pushon as për festat e Vitit të Ri, duke zhvilluar një supersfidë, shkruan Sinjali Sport.
Arsenali luajti si nikoqir ndaj Manchester Cityt, duke e hapur xhiron e 21-të në elitën angleze me një ndeshje dramatike.
Citizens fituan me pëmbysje me rezultat 1-2.
Gunners nisën për mrekulli këtë takim, duke shënuar me Sakan, por duke qenë e tëra kjo nga ta.
Pasi Mahrez i barazoi shifrat nga penaltia, të cilën e kishte shkaktuar Xhaka.
Qendërmbrojtësi Gabriel më pas u ndëshkua me të kuq, duke e lënë Arsenalin pa një lojtarë.
Në kohën shtesë, Rodri e realizoi golin e fitores për mysafirët.
“Qytetarët” si kampion aktual kryesojnë në futbollin anglez me 53 pikë, ndërsa topçinjtë me 35 pikë gjenden në vendin e katërt./Gazeta Sinjali Sporti/