Manchester City nuk ka arritur të shfrytëzojë gabimin e Arsenalit për t’iu afruar në tabelë, pasi ka pësuar humbje ndaj Tottenham në po të njëjtën xhiro.
Tottenham ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Manchester Cityt.
Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi sulmuesi anglez Harry Kane, i cili shënoi numrin e 200-të të golave në Premier League dhe gjithashtu u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për klubin londinez me 267 gola.
Humbja e “Qytetarëve” nënkupton se Arsenali do ta ruajë epërsinë e 5+ pikëve nga përcjellësi i dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë Tottenham me këtë fitore i afrohet edhe më shumë pozitës 3 dhe 4, duke qenë tani vetëm tre pikë larg Manchester United, dhe vetëm një pikë larg Newcastles në pozitën e katërt, ndonëse londinezët kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar se dy skuadrat respektive.