Manchester City ka rritur interesin e tyre për yllin e Arsenalit dhe Anglisë, Bukayo Saka.
Kampionët e Premier League tani po monitorojnë nga afër zhvillimet në lidhje me të ardhmen e Sakas, ndërsa ai shkon në dy vitet e fundit të kontratës së tij në Emirates, raporton Daily Mail, përcjell Sinjali Sport.
Së bashku me rivalët e tyre më të mëdhenj vendas, Liverpool, City ka caktuar sulmuesin 20-vjeçar Saka si objektiv të ardhshëm.
Dhe megjithëse çdo lëvizje këtë verë aktualisht konsiderohet e pamundur, City ka filluar të tregojë interes të shtuar për Saka në një pikë kritike pasi Arsenali po tenton për ta lidhur atë me një kontratë afatgjatë.
Marrëveshja aktuale e Sakas skadon më 2024.