Manchester City ka hyrë fuqishëm në garë për shërbimet e mesfushorit 24-vjeçar të Anglisë dhe West Hamit, Declan Rice.
Mesfushori anglez është një top objektiv i Arsenal tash e një kohë, duke bërë edhe ofertë për 24-vjeçarit.
West Ham ka refuzuar deri më tani dy oferta nga ‘Topçinjtë’, pasi ata kërkojnë plot 100 milion funte për lirimin e mesfushorit.
E së fundmi, tani raportohet se Man City ka hyrë në garë duke e rivalizuar klubin londinez.
Fillimisht ishte gazetari italian, Gianluca Di Marzio ai i cili raportoi sot se Man City po mendon të bëjë një ofertë për Declan Rice, duke hyrë fuqishëm në garë për shërbimet e tij.
Lajmi është përcjellur tani edhe nga gazetari i besueshëm britanik i The Athletic, David Ornstein, i cili raporton se Man City planifikon që gjatë ditës së sotme të lansojë një ofertë zyrtare për ndërkombëtarin anglez.
Sipas Ornstein, Arsenali kishte një propozim rekord të klubit me vlerë deri në £90 milion (£75 milion + £15 milion funte bonuse) e refuzuar për Declan Rice në fillim të kësaj jave, por besohet se Arsenali po i afrohet një tarife që West Ham po synon të arrijë për lirimin e lojtarit.
Mbetet të shihet nëse Arsenal do ta rrisë ofertën për Ricen për ta çuar në 100 milionë funte, aq sa kërkon edhe West Ham, apo Man City do ta lansojë po këtë shumë sa kërkon ekipi i Çekanëve, në mënyrë që të ia ‘vjedhë’ këtë marrëveshje Arsenalit.