Manchester City dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin e West Ham, Lucas Paqueta, sipas talkSPORT.
Megjithatë, “Çekanët” nuk kanë dëshirë të hyjnë në bisedime për të shitur brazilianin e tyre pasi sapo kanë humbur Declan Rice nga Arsenali.
Skuadra e Guardiolës ka bërë një ofertë hapëse prej 70 milionë funte për Paqueta, të cilën West Ham do ta refuzojë, raporton gazeta portugeze Ge Globo.
Kujtojmë që West Ham është skuadra e vetme që ende nuk ka bërë asnjë nënshkrim në këtë merkato verore në Premier League, por janë pranë zyrtarizimit të mesfushorit defanziv, Edson Alavarez, i cili thuhet se është dakorduar për një lëvizje në Londër.