Manchester City do të transferojë një mbrojtës të majtë në merkaton e verës.
Kampioni anglez duket se ka identifikuar mbrojtësin e duhur sipas tyre që duhet të zbarkojë në Etihad.
“Qytetarët” raportohet se janë gati të bëjnë një ofertë për mbrojtësin e majtë të Brighton, Marc Cucurella.
Siç raporton Fabrizio Romano, Manchester City është i vendosur të paraqesë ofertën në drejtim të Brighton për Cucurellan.
Sipas Romanos, Cucurella është ende objektivi kryesor i Man City si mbrojtës i majtë dhe Pep Guardiola e dëshiron vërtet atë.
Cucurella mund të lëvizë në drejtim të Man Cityt, vetëm një sezon pasi kaloi tek Brighton, ku u transferua nga Getafe.