Manchester City ka identifikuar mbrojtësin e majtë si mundësi transferimi për këtë verë.
Kampioni anglez raportohet se është në negociata për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë 21-vjeçar të Anderlecht, Sergio Gomez, ka kuptuar The Athletic.
Gomez, të cilin City e ka skautuar tash e një kohë, shihet si një talent zhvillimi me potencial të lartë, transmeton Sinjali Sport.
Kampionët e Premier League mbeten në treg për një mbrojtës të majtë, pas largimit të Oleksandr Zinchenkos në drejtim të Arsenalit.
City ishte e përgatitur të paguante rreth 40 milionë funte për Marc Cucurellan, por Brighton nuk ishte e gatshme të ulte vlerësimin e tij prej 50 milionë funtesh, dhe Chelsea tani po punon për të siguruar reprezentuesin spanjoll.
Gomez ka qenë i rregullt në skuadrën e parë për skuadrën e ligës belge Anderlecht që kur iu bashkua atyre nga Borussia Dortmund në qershor 2021.
Gomez e filloi karrierën e tij te Barcelona dhe është gjithashtu një lojtar i rregullt për U-21 të Spanjës, duke shënuar katër gola në pesë paraqitje ndërkombëtare. Ai është gjithashtu i aftë të operojë në një rol të avancuar në mesfushë.