Shteti i Malit të Zi nga sot ka filluar zbatimin e ligjit të tri për siguri në komunikacion, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky ligj përveç gjobave parashehm dënimin me burg për personat që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit ose tejkalojnë kufirin e shpejtësisë së lejuar.
Për veprat të rënda në komunikacioni, ligji i ri parashikon burgim nga 15 deri në 60 ditë për drejtuesit që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit me përqendrim 2g/kg ose më shumë, ata të cilët drejtojnë automjetin nën ndikimin e lëndëve narkotike. si dhe për ata që tejkalojnë shpejtësinë 70 km / orë ose më e lartë se sa shpejtësia e lejuar.
Për kundërvajtjet në komunikacion gjobat do të jenë më të larta se ato të mëparshmet, patentët nuk do të merren, por sipas procedurës gjyqësore do të shqiptohen masat me të cilat do të ndalohet drejtimi i automjetit, kurse shkelja e kësaj ndalese do të sanksionohet rëndë./Gazeta Sinjali/