Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka njoftuar se Qeveria e tij ka vendosur ta shpallë 7 majin ditë zie, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit në Serbi.
Një 13-vjeçar vrau ditë më parë tetë nxënës dhe një rojë të shkollës në Beograd, ndërsa në një sulm tjetër në Mladenovac u vranë edhe tetë persona të tjerë.
Abazoviq ka shkruar të premten në Twitter duke njoftuar për vendimin dhe duke shprehur ngushëllime.
“Mali i Zi është me Serbinë dhe qytetarët e vet në këto momente të vështira e tragjike. U shprehim ngushëllime familjeve të viktimave dhe u urojmë shërim të shpejt e të lehtë të lënduarve. Me këtë rast, Qeveria e Malit të Zi ka vendosur ta shpallë të dielën, 7 majin, ditë zie në gjithë shtetin”, ka shkruar Abazoviq.
Crna Gora je u ovim teškim, tragičnim trenucima uz Srbiju i njene građanke i građane. Upućujemo saučešće porodicama stradalih, a povrijeđenima želimo što brži i lakši oporavak.@VladaCG je ovim povodom odlučila da nedjelju, 7. maj, proglasi za Dan žalosti u cijeloj državi.
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) May 5, 2023