Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Përrenjas të Shqipërisë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.
Makina dyshohet se ka dalë nga rruga si pasojë e lagështisë, raportojnë mediat e Shqipërisë.
Mësohet se një grua ka pësuar lëndime të shumta dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Ekipet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e aksidentit./Gazeta Sinjali/