Reperi Kreshnik Rexha i njohur si Majk është mjaft i komentuar në mediat rozë sa i përket jetës së tij profesionale e poashtu edhe atë personale.
E kur bie fjala për atë personalen, saktësisht lidhjes së tij që kishte pasur me modelen Majlinda Zeka, lajmet pët të ‘thyejnë’ rrjetin, shkruan Gazeta Sinjali.
Nuk ka shumë kohë të gjatë që ai ka lansuar këngën e tij më të re ‘Sytë mu kan qorru’, e që me të njëjtën Majlinda dhe djali i tyre kanë bërë një video duke e kënduar.
Majk këtë video e kishte publikuar në rrjetin e tij soci-al Instagram, duke i përmendur edhe emrin e ish-të dashurës dhe djalit të saj.
“Sytë mu kanë qorru met pa, my favorite video”, ka qenë mbishkrimi i reperit në video.
Dyshja kanë afro 3 vite që jetojnë në ndarë, e që mes tyre nuk kishin munguar as përleshjet virtuale.
Para dy viteve, Majlinda në rrjetin social Instagram kishte shkruar rreth babait të Roanit, i cili sipas saj nuk kujdeset financiarisht për të./Gazeta Sinjali/