image U raportua se Majk u largua nga “Babastars”, Ghetto Geasy flet i fundit

Bota e Yjeve

U raportua se Majk u largua nga “Babastars”, Ghetto Geasy flet i fundit

news image

Para pak ditësh Majk dhe Ledri Vula lansuan bashkëpunimin e tyre më të ri, i cili po pëlqehet mjaft shumë nga publiku, shkruan Gazeta Sinjali.

Menjëherë pas këtij bashkëpunimi filluan aludimet se rep-artisti Majk, nuk është më pjesë e labelit “ Babastars”, kjo për faktin se bashkëpunimin e fundit me reperin Ledri Vula, nuk e publikoi në kanalin e faqes së labelit.

Megjithatë, pretendimet se rep-artisti Ledri Vula ende ka një hatër mbetje me grupin e njohur në krye me Getoar Selimin, apo siç njihet në estradë Ghetto Geasy i ka hedhur poshtë.

Ai ka ndarë pak nga kënga e dyshes së realizuar së fundmi në storien e tij në Instagram duke i etiketuar Majkun dhe Ledrin.

Ndërsa, arsyeja se Majk e publikoi këngën vetëm në faqen e tij, ende ëshë pikëpyetje.

 /Gazeta Sinjali/