Riyad Mahrez ka bërë shaka se po priste të nënshkruante një kontratë të re me Manchester City përpara se të zëvendësonte telefonin e tij të thyer.
Algjeriani u angazhua për një marrëveshje të re me kampionët e Premier League këtë javë, duke nënshkruar një zgjatje tre-vjeçare.
Mahrez udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara me pjesën tjetër të skuadrës së Pep Guardiolës këtë fundjavë ndërsa ata fillojnë përgatitjet e tyre parasezonale.
31-vjeçari ka postuar një imazh në Twitter ku shihet duke udhëtuar me skuadrën.
Off to ????????✈️ pic.twitter.com/AtxIB1rQYt
— Riyad Mahrez (@Mahrez22) July 16, 2022
Pasi theksoi se i ishte thyer telefoni, një fans iu përgjigj se kishte para për të marrë një të ri.
Mahrez u përgjigj me shaka: “Po prisja kontratën e re”.
Was waiting for the new contract ???????? https://t.co/lqfwg9mHdL
— Riyad Mahrez (@Mahrez22) July 16, 2022