Sulmuesi i Manchester Cityt, Riyad Mahrez, ka pohuar se e di se Liverpool i urrejnë ata për mohimin e titullit të Premierligës.
Liverpool ishte afër fitimit të titullit të dielën kur Aston Villa kaloi në epërsi 2-0 në Etihad kundër Citizens. Por skuadra e Pep Guardiolës ishte kthyer në fund të pjesës së dytë për të fituar 3-2 dhe për të mbetur kampion i Anglisë.
“Liverpool është një ekip i çmendur, ata janë një ekip i shkëlqyer. E di që ata na urrejnë,” tha ylli algjerian për kanalin francez Canal+ sipas Liverpool Echo.
“Ata janë të mërzitur me ne, sepse nëse nuk do të ishim këtu, ata do të kishin fituar gjithçka çdo vit, por ne jemi këtu dhe nuk do ta lëshojmë kurrë dhe do të jemi këtu edhe vitin e ardhshëm”, deklaroi algjeriani.
Liverpooli, i cili përfundoi si fitues 3-1 ndaj Wolverhampton Wanderers, përfundoi i dyti pas kampionëve me vetëm një pikë që i ndan në krye.
Mahrez luajti për 56 minuta para se të zëvendësohej nga Raheem Sterling, i cili dha asistimin për golin e parë të Ilkay Gundogan në minutën e 76-të.
Një gol i dytë nga Rodri dhe një gol fitues nga gjermani ishte gjithçka që i nevojitej Manchester Cityt për të ngritur titullin – i gjashti i tyre, me katër prej tyre që erdhën në pesë sezonet e fundit.
Nga ana tjetër, Reds me zemër të thyer e përfunduan sezonin me 92 pikë – totali i dytë më i lartë nga një ekip që nuk fitoi titullin në historinë e ligës angleze.