image Maguire rrëfen për sherrin me shqiptarët dhe arrestimin: Kisha frikë, mendova se po më rrëmbenin

Futboll

Maguire rrëfen për sherrin me shqiptarët dhe arrestimin: Kisha frikë, mendova se po më rrëmbenin

news image

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire ka folur pas incidentit në Greqi, ku u arrestua pas një zënke në një bar me disa shqiptarë. Në një dalje publike për media, anglezi sqaroi për herë të parë këtë incident, duke treguar se kishte frikë për jetën e tij kur u arrestua, pasi mendonte se ishte rrëmbyer.

“Ishte e tmerrshme që nuk është diçka që dua ta bëj përsëri, nuk ia uroj askujt. Është hera e parë që kisha shkuar ndonjëherë brenda një burgu”, ka thënë fillimisht Maguire për BBC Sport, transmeton Gazeta Sinjali.

“Unë nuk ndjehem sikur i detyrohem një falje ndokujt – një ndjesë është diçka që ju e jepni kur keni bërë diçka të gabuar. Mund t’i kërkoj falje vetëm tifozëve dhe klubit përmes kësaj. Unë mendoj se mund të kishte ndodhur kudo, e dua Greqinë dhe njerëzit atje. Kam shkuar në shumë ishuj për shumë vite. Kam qenë më parë dhe kam kaluar shumë mirë”, tha ai.

Tutje, mbrojtësi tregoi sesi, sipas tij, shqiptarët nisën gjithçka duke iu afruar motrës së tij.

“Dy burra iu afruan motrës time të vogël dhe e pyeten se nga ishte. E fejuara ime e pa motrën time teksa po i shkonin sytë në pjesën e pasme të kokës. Ajo vrapoi drejt asaj pasi e pa që po i binte të fikët dhe po mbetej pa vetëdije. Mendimi im fillestar ishte se ata po na rrëmbenim. U ulëm në gjunjë, i çuam duart në ajër”, thotë Maguire.

“Policët filluan të na godisnin, njëri prej tyre ma vendosi njërën dorë në pranga dhe po godiste këmbën time duke thënë “Karriera juaj ka mbaruar, nuk ka më futboll, nuk do të luani më”. Në atë moment mendova se nuk ka shanse që këta janë Polici. Nuk e di se kush janë ata. Unë u përpoqa të ikja me një prangë në dorë. Unë isha në panik, nga frika, u tremba për jetën time. Nuk mendoj që i kam lënduar aq shumë sa më lënduan ata”, deklaroi Maguire.

Të martën kapitenit të United iu dha një dënim 21 muaj e 10 ditë burgim me kusht, pas gjykimit në ishullin grek të Siros. Ai u shpall fajtor për tentativë për ryshfet dhe dhunë ndaj punonjësve të Policisë si dhe për fyerje. Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë një rigjykim të plotë në gjykatën e lartë.

Policia greke e kundërshton këtë version e anglezit për ngjarjet, ndërsa në gjykatë u tha se Maguire, vëllai dhe shoku i tij isulmuan fizikisht dhe i ofenduan zyrtarët e Policisë. /Sinjali Sportiv