image Ia therën motrën me thikë, kapiteni i Man United u rrah me një grup shqiptarësh në Greqi

Futboll

Ia therën motrën me thikë, kapiteni i Man United u rrah me një grup shqiptarësh në Greqi

news image

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire u përfshi në një rrahje me një grup të rinjsh, teksa një biznesmen shqiptar e goditi me thikë në krah motrën e tij, Daisy, pasi ajo kohët e fundit kishte refuzuar të kalonte kohë me të. Kështu ka raportuar mediumi britanik “The Sun”.

Mediumi i njohur raporton se Maguire është hedhur menjëherë në sulm, ndërsa në ndihmë të biznesmenit shqiptar (emri të cilit ende nuk bëhet i ditur) dolën edhe disa bashkëkombas të tij, transmeton Sinjali Sportiv.

Raportohet se futbollisti i kombëtares angleze u arrestua nga Policia greke teksa tentoi ta çonte në spital motrën e tij me taksi dhe u konfliktua edhe me një polic civil.

Ai e kaloi natën në stacionin policor të Sirosit dhe pranoi t’i hiqeshin të gjitha akuzat për agresion, prishje të qetësisë publike, dhënie ryshfeti për Policinë nëse do të largohej menjëherë nga Greqia. Besohet se Maguire tanimë është kthyer në atdhe. /Sinjali Sportiv

Harry Maguire flies back to face the music following Mykonos brawl | Daily  Mail Online
motra
skynews-harry-maguire-football_5074313


meguajer