image Magath konfirmon bisedimet me FFK-në, por preferon destinacion tjetër

Futboll

Magath konfirmon bisedimet me FFK-në, por preferon destinacion tjetër

news image

Felix Magath nuk e refuzon të angazhohet profesionalisht diku jashtë Gjermanisë. 

68-vjeçari në një intervistë për ‘Kicker’, e pranon se kishte ofertë nga Kosova por që Kina e joshë më shumë.

“Kam folur me përfaqësuesit nga Kosova. Aty ka njerëz të përkushtuar. Unë gjithashtu do të shkoja përsëri në Kinë”, u shpreh Magath.

“Unë i di kufijtë e mi edhe si trajner, por e di që jam ende në gjendje të ndihmoj skuadrat”, deklaroi ai.

Magath ka qenë pa punë që kur përfundoi kohën e tij si konsulent në Würzburger Kickers vitin e kaluar në futboll profesional. 

“Kam pasur pyetje të ndryshme. Por unë duhet të bëj një punë. Do të pranoj sërish një punë si trajner”, përfundoi ai.

Felix Magath është njëri nga emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës, e cila është pa trajner që nga largimi i Bernard Challandes. /Gazeta Sinjali Sporti/