image Maestro tregon se a do të sjellë këngë me Luizin

Bota e Yjeve

Maestro tregon se a do të sjellë këngë me Luizin

news image

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

“Big Brother Vip” ka mbaruar tashmë me shpalljen e fituesit të madh këngëtarin Luiz Ejlli. Një natë pas finales madhështore, u organizua Big Brother Vip Afterparty, ku ishin pjesë gjithë ish-banorët si edhe shumë artistë dhe personazhe televizive. I ftuar ishte edhe Armaldo Kllogjeri, i cili komentoi famën dhe impaktin që ka marrë BBV.

“Unë nuk kam dalë nga shtëpia fare. Maestro nuk është mendjemadh, nuk i pëlqen vetja, nuk e ka shumë qejf qendrën e vëmendjes. Nuk e kam menduar që ky BBV do kishte një impakt kaq të madh…”, ka thënë ai.

Ndërkohë, ai ka folur edhe për projektet e tij muzikore. A do të bëjë ai një bashkëpunim me Luizin?!

“Jam duke përgatitur dy këngë të reja, shpresoj të dalin sa më shpejt. Nuk kemi vendosur se kur do dalin. Edhe marrëdhënien me Luizin dhe bashkëpunimin me të duhet t’ia lëmë kohës… Për mua ishte e pritshme që Luizi do të fitonte…”.

/GazetaSinjali/