image Madonna anuloi koncertin 45 minuta para se të fillonte, revoltohen fansat

Bota e Yjeve

Showbiz/ Madonna anuloi koncertin 45 minuta para se të fillonte, revoltohen fansat

news image

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Madonna, ka revoltuar fansat me veprimin e fundit.

Artistja e ka anuluar koncertin e saj në Portugali vetëm 45 minuta para se të fillonte, transmeton Gazeta Sinjali.

Fansat që kishin blerë biletat, kanë pranuar një email për anulimin e këtij koncerti rreth orës 7 e 45, të dielën në mbrëmje.

Më vjen keq që duhej ta anuloja koncertin sonte, por duhet ta dëgjoj trupin tim dhe të pushoj”, ka shkruar më vonë këngëtarja në rrjetin social Instagram.

Për këtë veprim nuk janë ndarë të kënaqur fansat e artistes, të cilët kanë thënë se kjo është hera e tetë që ajo e bën këtë gjë, pa pasur mëshirë për ta./Gazeta Sinjali/