image Macron vendos ta bëjë obligative mbajtjen e maskave në Francë

Botë

Macron vendos ta bëjë obligative mbajtjen e maskave në Francë

news image

Franca do ta bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave në të gjitha vendet e mbyllura publike në mënyrë që ta ndalojë përhapjen e koronavirusit, ka paralajmëruar presidenti Emanuel Macron.

“Unë dua që të jetë e detyrueshme të mbash maska ​​në të gjitha vendet e mbyllura publike”, tha Macron në një intervistë televizive, duke përmendur 1 gushtin si datën e prezantimit të kësaj mase, transmeton Gazeta Sinjali.

Macron tha se ka “shenja” të një valë të re të infektimeve në Francë, ku deri tani më shumë se 30,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirus, ndërsa autoritetet shëndetësore paralajmërojnë për masa paraprake të reduktuara kur maskat të bëhen obligative.

Kur bëhet fjalë për maska, “ne i mbajmë ato në transport, funksionon mirë, por është pak e çrregullt në vende të mbyllura publike… që do të thotë se ato gjëra duhet të organizohen”, shpjegoi Macron.

“Ne duhet të parandalojmë dhe të përgatitemi për një valë të re të infektimeve”, paralajmëroi Macron në një intervistë televizive me rastin e festës kombëtare franceze Bastille Day. /Gazeta Sinjali