image Macron shkruan shqip: Solidarizohemi me Shqipërinë, janë nisur ekipe të sigurisë civile

Kosovë

Tragjedia/ Macron shkruan shqip: Solidarizohemi me Shqipërinë, janë nisur ekipe të sigurisë civile

news image

Presidenti francez, Emmanuel Macron përmes një postimi në Facebook ka shkruar në gjuhen shqipe se Franca solidarizohet me Shqipërinë, derisa ka konfirmuar se tashmë janë nisur ekipet e sigurisë civile drejt Shqipërisë.

“Shpreh afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi vendin tuaj, me familjet në zi si dhe me personat e dëmtuar. Franca është sot solidare me Shqipërinë. Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”, ka shkruar Macron në Facebook.

Tërmeti që ka goditur sot Shqipërinë ka shkaktuar 20 viktima, dhe qindra të tjerë janë lënduar. /Gazeta Sinjali/