image Macja futet në Viva Fresh në Kamenicë, 'shijon' llojet e mishit - VIDEO

Sinjalizime

Macja futet në Viva Fresh në Kamenicë, ‘shijon’ llojet e mishit – VIDEO

news image

Prania e kafshëve në dyqane është bërë e zakontë në vendin tonë, mirëpo sot në Kamenicë ka ndodhur një rast ndryshe. Një mace ka “provuar” e siç duket edhe “shijuar” llojet e mishit në frizin e Viva Fresh.

Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje ku shihet një mace e cila përveç që endet nëpër market, ajo ushqehet me mishin e vendosur në friz për konsumatorët, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo pamje e tmerrshme shihet se i ka “ikur” edhe njërit nga punëtorit të marketit, i cili kalon kah ajo pjesë dhe nuk shikon fare kah frizi.

Kujtojmë se nuk është hera parë që raste të tilla sinjalizuesit kanë dërguar në adresë të Sinjalit./GazetaSinjali/