Prania e kafshëve në dyqane është bërë e zakontë në vendin tonë, mirëpo sot në Kamenicë ka ndodhur një rast ndryshe. Një mace ka “provuar” e siç duket edhe “shijuar” llojet e mishit në frizin e Viva Fresh.
Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje ku shihet një mace e cila përveç që endet nëpër market, ajo ushqehet me mishin e vendosur në friz për konsumatorët, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo pamje e tmerrshme shihet se i ka “ikur” edhe njërit nga punëtorit të marketit, i cili kalon kah ajo pjesë dhe nuk shikon fare kah frizi.
Kujtojmë se nuk është hera parë që raste të tilla sinjalizuesit kanë dërguar në adresë të Sinjalit./GazetaSinjali/