image Macja "inspekton" spitalin e Gjakovës (VIDEO)

Shëndetësi

Macja “inspekton” spitalin e Gjakovës (VIDEO)

news image

Përveç pacientëve, Spitali Rajonal i Gjakovës “Isa Grezda” dje është vizituar edhe nga një mace, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar video në adresë të Sinjalit, në të cilat shihet një mace që shëtitet në ambientet e brendshme të këtij institucioni shëndetësor.

Ai tha se videot janë realizuar në repartin e Gjinekologjisë dhe në atë të Pediatrisë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me drejtorin e këtij spitali lidhur me këtë rast dhe është në pritje të përgjigjeve./Gazeta Sinjali/