image Macet vizitore të rregullta në Spitalin e Gjakovës (PAMJE)

Sinjalizime

Macet vizitore të rregullta në Spitalin e Gjakovës (PAMJE)

news image

Përveç kushteve të dobëta dhe mospastërtisë në shumicën e spitaleve të Kosovës, tashmë aty po hynë dhe po dalin edhe kafshë shtëpiake, shkruan Gazeta Sinjali.

Një gjë e tillë ka ndodhur sot në Spitalin e Gjakovës, ku brenda në objektin e tij janë futur disa mace.

Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet se macet qëndrojnë afër shportave dhe aty ushqehen me mbeturinat të cilat janë hedhur nga mbetjet e pacientëve.

Sinjalizuesi ka treguar se pamjet janë xhiruar pak orë më parë.

Nuk është hera e parë që sinjalizuesit e Sinjalit ankohen për prezencën e maceve në Spitalin e Gjakovës.

./GazetaSinjali/