Banorët e Llamellës G2 në lagjen Lakuriq të Prizrenit kanë ngritur shqetësime serioze për gjendjen e një ndërtese të vjetër, kulmi i së cilës, sipas tyre, është në gjendje të rënduar dhe paraqet rrezik të vazhdueshëm për kalimtarët.
Sipas banorëve, ata kanë adresuar disa herë kërkesa për intervenim dhe rregullim të kulmit, por deri tani nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete nga autoritetet kompetente.
Sinjalizuesit nga Prizreni thonë se pjesë të kulmit janë dëmtuar rëndë dhe ekziston rreziku që llastrat apo pjesë të tjera të shkëputen dhe të bien, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e qytetarëve që kalojnë pranë ndërtesës.
Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt për sanimin e kulmit, para se të ndodhë ndonjë incident i mundshëm me pasoja për kalimtarët apo vetë banorët e zonës.
Sinjali ka dërguar pyetje edhe në Komunë, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!