image Aksident i rëndë në Gjakovë, vdes një person dhe lëndohen katër të tjerë

Kosovë

Aksident i rëndë në Gjakovë, vdes një person dhe lëndohen katër të tjerë

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Fshaj-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren), ku ka mbetur një i vdekur dhe katër persona të lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima i takon gjinisë femërore rreth moshës 71-vjeçare.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë në Gjakovë.

“Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë  përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njeri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë. Personeli mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka konstatuar vdekjen e saj. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”

Sinjalizuesit e Sinjalit të cilët ndodheshin në vendngjarje kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

aksi log
Pamje nga vendi i ngjarjes
sin
Pamje nga vendi i ngjarjes

/GazetaSinjali/