Aleksandar Vuciq ka mbërritur gjatë mbrëmjes së mërkurë në Romë ku sot pritet të vizitojë Selinë e Shenjtë dhe ta takoj Papa Françeskun dhe Kardinalin Pietro Parolino.
Siç ishte njoftuar më herët nga presidenca serbe, presidenti serb nesër do të ketë takime ndaras me Shenjtërinë e Tij, Papa Françesku, dhe Eminencën e tij Kardinalin, Pietro Parolini, Sekretarin Shtetëror të Selisë së Shenjtë.
Jo shumë më herët Presidenti Serb, Aleksandar Vuciq, ju kishte thënë gazetarëve se po shkoj tek Papa në Vatikan të i lus të mos e pranojnë Kosovën.
Serbia vazhdon të kritikohet nga shtetet e Quintit për lobimin e saj kundër shtet të Kosovës.