Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se lidhja e koalicionit me VV-në ende ka mundësi të ndodhë, para datës 3 shkurt.
“Koalicioni është i mundur, por ka vështirësi”, ka thënë Haziri.-
Ai tutje ka shpjeguar edhe problemet që kanë qëndrojnë si pengesë për lidhjen e këtij koalicioni.
“Ka probleme me ndarjen e përgjegjësisë”, ka shpjeguar ai.
“E kemi vendosur standardin se partia që fiton e ka kryeministrin. VV gaboi kur e hodhi në votim kryeparlamentarin, por edhe ne me votimin bllanko të tij”, ka deklaruar ai në T7.
VV sot ka kërkuar nga që të thirret Kuvendi me datën 3 shkurt, dhe të hidhet në votim qeveria e re.