image Lutfi Haziri: Nuk i kemi kërkuar asnjëherë më shumë se 5 ministri

Kosovë

Lutfi Haziri: Nuk i kemi kërkuar asnjëherë më shumë se 5 ministri

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se pas 26 dhjetorit është prodhuar situatë e re për negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haziri ka shtuar se edhe pse kryetari i Kuvendit doli nga Lëvizja Vetëvendosje, programi dhe bisedimet me VV-në nuk janë rikthyer në pikën zero.

Ai ka thënë se pret që Albin Kurti ta caktojë takimin e radhës, ndërsa pret që nesër të bëhet hapi i fundit, pa treguar cili do të jetë ai.

“Ne presim që lideri i VV-së ta caktojë takimin për shkak se është ai që e shkakton takimin. Po pritet që nesër të bëhet hapi i fundit”, thotë ai.

Ai tutje në Rubikon të KTV-së ka shtuar se LDK-ja nuk ka kërkuar asnjëherë t’i ketë më shumë se 5 ministri.

“Programi qeverisës është harmonizuar dhe nuk ka nevojë të rikthehet. Edhe struktura është e përfunduar. Është spekulative çështja e rritjes së numrit të ministrive. Parimisht është ndarje e qeverisë ku ne si LKD kemi thënë që kryeministri i takon atij që del fitues në zgjedhje. Kurti ka propozuar që të ketë dy zëvendësministra dhe ne jemi pajtu, 5-5 janë ministrit. Ne në asnjë takim nuk e kemi kërkuar që të kemi më shumë se 5 ministri”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se tashmë po pritet të ndodhë hapi i fundit sa i përket marrëveshjes, ndonëse shton se një gjë e tillë nuk është e lehtë.

Haziri thotë se këto tri ditë kanë qenë të frytshme.

“Përderisa jemi në bisedime ne jemi dakorduar që të flasim për të gjitha temat në bisedime. Ne e kemi mbështetur idenë që qeveria të bëhet pa ndërmjetësues ndërkombëtar. Ky është ambient i cili po punohet”, ka thënë ai.

“Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje dhe me votën e LDK-së, ne kemi tregu qartë se jemi lojal karrshi marrëveshjes. Kjo rrethanë e re kërkon angazhim të ri. Gjithçka që është në tavolinë, duhet të bisedojmë që mos me pas pengesa t reja.

Ai tutje ka shtuar se LDK-ja nuk pranon me hy me asnjë koalicion me asnjë parti tjetër, si partner të vetëm e shohim VV-në.