image Lutfi Haziri flet për raportet që kanë LDK dhe VV: Jemi në konsultime edhe pse jo të kënaqshme

Kosovë

Lutfi Haziri flet për raportet që kanë LDK dhe VV: Jemi në konsultime edhe pse jo të kënaqshme

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka theksuar se raportet e LDK-së me VV-në, janë të mira dhe janë duke u konsultuar për marrëdhënie edhe më të mira edhe pse ndoshta nuk janë të kënaqshme.

“Unë besoj që konsultimet që janë duke vazhduar mes institucioneve në këtë rast, me liderët e partisë, Kurti e Mustafa, si dhe ato ndërinstitucionale mes kryekuvendares Osmani me kryeministrin Kurti, gjithashtu edhe të Hotit si zëvendëskryeministër me Kurtin, është duke shkuar në rrugë të mirë, ndoshta jo të kënaqshme për neve për shkak të pritjes që kemi pasur”, është shprehur Haziri.

Ai më tutje ka theksuar se si politikan që ka qenë në qeveri për 7 vite e kupton natyrën e brendshme të qeverisë, sepse sipas tij nuk është e lehtë.

“E kuptoj natyrën e brendshme të qeverisë sepse nuk është e lehtë. Nuk e konsideroj problem politik”, tha ai në Debat Plus./ Gazeta Sinjali/