Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për media pas përfundimit të takimit ndërmjet Isa Mustafës dhe Albin Kurtit. Haziri ka konfirmuar se koalicioni parazgjedhor mes LDK-së dhe VV-së është i mundshëm por kandidat për kryeministre nga lista e përbashkët duhet të jetë Vjosa Osmani, raporton Sinjali.
Sipas tij deri më tani kanë përfunduar të gjitha çështjet e përafrimit të dy partive politike.
“Po ndodh bashkimi LDK-VV”, tha Haziri.
Ndërsa, edhe nga VV kanë paralajmëruar takime tjera mes Kurtit dhe Mustafës, kanë deklaruar se pëpjekjet janë të sinqerta./Sinjali/