Deputeti nga grupi paralamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka treguar se përse e ka vendosur fotografinë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi me të filluar seanca paralamentare.
Lushtaku duke e quajtur kryeparlamentaren, Vjosa Osmani “ të re dhe të papërvojë”, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se me anë të këtij gjesti simbolik ka provuar t’i tregoj që duhet të respektojë Kushtetuën.
“Sot, me anë të një gjesti simbolik, edhe një herë provova t’i tregoj Kryeparlamentares së re dhe të pa përvojë, se ajo duhet ta dëshmojë praktikisht frymën e saj rugoviane – institucionaliste dhe të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi”, ka shkruar fillimisht ai në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
Më tutje ai ka shkruar se në bazë të legjislacionit në fuqi, fotoja e presidentit aktual të Republikës së Kosovës duhet të vendoset brenda zyrave të të gjitha institucioneve të vendit./Gazeta Sinjali/