image Një fotografi të madhe të Hashim Thaçit deputeti i PDK-së ia vendos Vjosa Osmanit në Kuvend

Politikë

Një fotografi të madhe të Hashim Thaçit deputeti i PDK-së ia vendos Vjosa Osmanit në Kuvend

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ia ka vendosur një fotografi të madhe të presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentares Vjosa Osmanit, sot në seancën e Kuvendit.

Lushtaku u zgjua nga karriga e deputetit dhe vendosi fotografinë gjatë kohës sa Osmani po fliste, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë moment Osmani e kaloi me heshtje.

Vjosa Osmani me të marrë detyrën e kryeparlamentares ka zhvendosur nga zyra fotografinë e presidenit Thaçi duke e zëvendësuar me atë të presidentit Ibrahim Rugova. Me këtë nuk janë pajtuar deputetët e PDK-së. /Gazeta Sinjali/