image Kurti e denoncon kompaninë e nipit të Lushtakut, ai reagon ashpër: Edhe Serbia na ka ndjek si Albini

Politikë

Kurti e denoncon kompaninë e nipit të Lushtakut, ai reagon ashpër: Edhe Serbia na ka ndjek si Albini

news image

Sami Lushtaku e ka cilësuar “të motivuar politikisht” denoncimin e bërë nga kryeministri Albin Kurti ndaj kompanisë “Security Code”, e cila është në bashkë-pronësi të nipit të tij, Milazim Lushtakut.

Komentet e kryeministrit, Lushtaku i cilësoi si sulme “të motivuara politikisht” ndaj kompanisë e cila është përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Edhe Serbia qishtu na ka ndjek si Albin Kurti. Ai është marrë me këtë kompani për shkakun tim, normal”, tha Lushtaku për Nacionalen.

Kurti e ka bërë përgjegjëse kompaninë “Security Code” për dështim në kryerje të detyrave në rastin e djegies së veturës së drejtorit të auditimit në ShSKUK, Musa Vitijës.

“Të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij ku lirinë e përdorin si mundësi për të përsëritur krimin”, ka thënë Kurti.

/GazetaSinjali/