image Lushtaku i drejtohet me "Sherife Osmani", kryekuvendarja e këshillon të mësojë nga Amerika

Politikë

Lushtaku i drejtohet me “Sherife Osmani”, kryekuvendarja e këshillon të mësojë nga Amerika

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka ironizuar me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, lidhur me deklaratën e djeshme të saj se “është një sherif i ri në qytet”, raporton Gazeta Sinjali.

Lushtaku në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet rreth dialogut të Kosovës me Serbinë dhe performancën e kryeministrit, Avdullah Hotit në këtë proces, nisi fjalimin e tij me “e nderuar zonja Sherife Osmani”.

Kjo fjali hyrës e tij ka nxitur reagimin e kryekuvendares e cila e këshilloi deputetin të mësojë kuptimin e shprehjes “There is a new sheriff in town”.

Sipas Osmanit, me këtë tendencë ndaj saj, Lushtaku faktikisht ofendoi qindra ose mijëra zonja të ndershme të Kosovës, të cilat mbajnë emrin Sherife.

 “Deputet, nuk është që ofendimet më lënë përshtypje, por nuk i marrë si të tilla. Ju duke tentuar të më ofendonit mua, duke më quajtur Sherife, duke më quajtur me atë emër si diçka të keqe, ka shumë Sherife në Kosovë dhe mund të jenë nëna e gra të dikujt.

Unë do të prisja nga ju si deputet të ri që të mësoni për Amerikën. Po ju tregoj pra meqë s’po e dini çfarë do të thotë shprehja “there is a new sheriff in town”, mund ta gjeni edhe në arkivat e Shtëpisë së Bardhë. S’ka të bëjë me polici, por do të thotë që ka ardhur një autoritet i ri”, ka thënë Osmani./Gazeta Sinjali/