image Osmani për veten: Është një sherif i ri në qytet

Politikë

Osmani për veten: Është një sherif i ri në qytet

news image

Pas kritikave që mori nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka thënë se si deputete ajo ka të drejtë që të bëjë edhe vlerësime politike, raporton Gazeta Sinjali.

Si kundëreplikë edhe ndaj kritikave të deputetëve të tjerë, të cilët thanë se ish-kryekuvendarët kanë qenë më tolerantë se ajo, Osmani e përdori ideomën amerikane “There is a new sheriff in the town” (Është një sherif i ri në qytet), e cila përdoret kur vjen një person i ri i cili e merr kontrollin për një gjë dhe e ndryshon mënyrën sesi bëhen gjërat.

Kjo deklaratë e Osmanit erdhi pas kritikave që ajo i mori nga Shala, sipas të cilit ajo nuk po e udhëheq seancën konform rregullores së punës së Kuvendit./Gazeta Sinjali/