image Lushtaku e quan kryeministrin mashtrues: Kurtoviqi ftyrën ka me ma pa, muj me i thanë edhe Milladin Popoviq se nuk është larg

Siguri

Lushtaku e quan kryeministrin mashtrues: Kurtoviqi ftyrën ka me ma pa, muj me i thanë edhe Milladin Popoviq se nuk është larg

news image

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar akuza të ashpra drejt kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka etiketuar si mashtrues, raporton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për Periskopin, Lushtaku i është drejtuar kryeministrit Kurti me ‘Kurtoviq’ dhe të njëjtin e ka krahasuar me partizanin jugosllav dhe sekretarin politik të Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste Jugosllave për Kosovën, Milladin Popoviq.

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar se Kurtit i ka ikur elektorati, sepse sipas tij, ata e kanë kuptuar se kryeministri është mashtrues.

“Po e them një thënie të presidenti të Ukrainës. Kurtoviqi fytyren ka me ma pa, po shpinën kurrë, unë jam këtu dhe kam me kanë vazhdimisht.  Kisha mujtë me i thanë edhe Milladin Popoviq, nuk është larg, dmth qaty diku. Mendoj që puna dhe sjellja e këtij kryeministri më jep me kuptu që aty është nuk është larg. Pak ka rëndësi votat që ka marrë ky, ky i ka marrë 51 për qind por nëse i kthehemi zgjedhjeve komunale, ky i fiton vetëm tri komuna. Qytetarët i kanë besu për premtimet dhe rrenat gjatë fushatës, e ky  tash e din saktë që nuk e ka elektoratin, i ka ikë, sepse është një mashtrues, ky vazhdon me mashtru. Unë nuk kam qenë asnjëherë në qeveri, kam qeveris vetëm me Skënderaj dhe puna atje duket. Kështu që, Albini e ka aparatin shtetnor dhe këto akuza që ky i bën, e ka lehtë, e ka pushtetin, le ti heton, na jemi këtu”, thotë Lushtaku për Periskopin. 

Për akuzat në videon e Vetëvendosjes, ku Lushtaku prezantohet si pronar terminali, ai ka deklaruar se do ta padisë kryeministrin Kurti. Sipas tij, ai nuk ka lidhje me terminalet dhe akuzat e tilla janë propagandë e partisë në pushtet për të mbuluar mospunën e tyre.

Ai ka paralajmëruar se punës do t’i shkojë deri në fund, duke thënë se për akuzat që i janë bërë, duhet pasur fakte dhe argumente.

“Absolut, unë i njoh të dy pronarët, njani është i Skënderajt tjetri i Kaçanikut dhe s’kam lidhje me terinalet nëse unë rri me ndonjanin prej tyne nuk dmth që jam aksionar, nëse hy e pi kafe në një lokal, nuk domethënë që jam pronar i lokalit. Albini qysh ka propagandu qe 15 vjet, po e vazhdon avazin e vjetër. Ky për me mbulu mospunën e vet, bën këso video. Këso lloj videosh i kam pa në kohën e Millosheviqit. Kur kam qenë i dënumë 20 vjet. M’kanë shoshitë edhe EULEX, UNMIK, për gjithçka. Jam i gatshëm me u përballë me të vërtetën po jo me rrenat e mashtrimet e Albin Kurtit. Argumente duhet me pasë, fakte duhet me pasë, kur të akuzon dikush për ni terminal ai duhet me pasë argumente dhe fakte. Nuk munet zoti Kurti me lëshu si bombë dicka dhe me u tërheq. Ai kësaj pune duhet me i shku deri në fund. Mos t’i rren qytetarët më. Duhet me tregu të vërtetën, nëse unë jam pronar i ni biznesi, le të vepron drejtësia. Ja ai duhet me u përgjigjë, ja unë. Njani duhet me u përgjigjë”, ka thënë Lushtaku.

/GazetaSinjali/